Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të miturën që u shpall në kërkim më 10 qershor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Me ndihmën e qytetarëve, e dyshuara është identifikuar dhe kan policinë
Policia e ka shoqëruar vajzën në stacionin policor.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura, 17-vjeçare (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ka blerë gjësende në një market, me kartëmonedhën e falsifikuar prej 500 eurosh.
Vajza është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të prindit, ku është përballur me provat e mbledhura kundër saj dhe e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.