Kanë vlerë tepër të çmuar, me cilat bizhuteri do të varroset Mbretëresha Elizabeth?

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II u konfirmua nga Pallati Mbretëro më 8 shtator. Tre ditë pas vdekjes së saj, arkivoli i mbretëreshës u nis për në Westminster Abbey, duke bërë disa ndalesa gjatë rrugës.

Pasi të mbërrijë në Westminster Abbey,  mbretëresha Elizabeth do të varroset më 19 shtator në Kështjellën Windsor pranë bashkëshortit të saj, Princ Philip.

Një eksperte mbretërore ka deklaruar se Mbretëresha do të varroset me bizhuteri tepër të çmuara. Sipas saj Mbretëresha do të varroset me unazën e saj të martesës, e cila është prej floriri uellsjan dhe një palë vëthë perlash.

Mbretëresha kishte mbi 300 bizhuteri të ndryshme në koleksionin e saj privat duke përfshirë pesë varëse, 15 unaza, 14 ora, 46 gjerdanë, 34 palë vathë dhe 98 karfica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *