Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në Veri, kush i organizoi

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar pas konferencës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me grupin terroristë ka hyrë në Kosovë dhe që ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Kandiq ka thënë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që sot nga Manastiri i Banjkës kanë sulmuar policinë e Kosovës dhe kush ua ka siguruar atyre uniformat.

“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *