Kamenicën e kaplon zjarri, dikush i’a vë flakën…

Sot, në orët e pasdites, në fshatin Hodonovc të Kamenicës, një tokë bujqësore është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dikush dyshohet se ia ka vënë flakën një are prej katër hektarësh, e cila ka qenë e korrur, duke shkaktuar kështu dëm rreth 1 mijë euro.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Burimet e Sinjalit thonë se hetimet për t’i zbuluar shkaqet kanë nisur dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si ‘Zjarrvënie’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *