Kamberi viziton familjen Jashari: Lulzimi ishte aty për ta rikujtuar fizikun e babait të tij

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi qëndroi sot për vizitë në Prekazin historik.

Ai u takua me familjen Jashari, të prirë nga Rifati, dhe i biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzimi.

“Sa kokëlartë e sa krenarë qëndrojnë të gjallurit duke parë me krenari e mburrje të rënët e pavdekshëm” tha Kamberi, pas vizitës.

Ai tha se Lulzimi sihte aty për të përkujtuar fizikun e të atit, Ademit, dhe “për të dëshmuar se shtëpitë e Jasharajve, si gjithmonë, kanë dyert e hapura për shqiptarët e të gjitha trojeve”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në Prekazin heroik tek familja emblematike e rezistencës së shqiptarëve, familja Jashari.

Kënaqësi bashkëbisedimi me bacin Rifat Jashari, shembullin që tregon më së miri se vdekja për liri, para se të shkaktojë dhimbje, shkakton krenari të jashtëzakonshme.

Sa kokëlartë e sa krenarë qëndrojnë të gjallurit duke parë me krenari e mburrje të rënët e pavdekshëm.

Lulzim Jashari, i biri i Komandantit Legjendar, ishte aty për të rikujtuar fizikun e babait tij e për të dëshmuar se shtëpitë e Jasharajve, si gjithëmonë, kanë dyert e hapura për shqiptarët e të gjitha trojeve.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari.

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *