Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për takimin që e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kamberi ka bërë të ditur se në këtë takim e ka njoftuar Kurtin me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.
Gjithashtu Kamberi e ka falendëruar Kurtin për sigurimin e teksteve pa pagesë për nxënësit e Luginës dhe për vëmendjen e shtuar ndaj shqiptarëve të assaj pjese.
“Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve.E informova se bashkë me deputetët boshnjak të SDA kemi inicuar pesë projektligje, ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e pëkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Kamberi.