Juventus zgjedh presidentin e ri

Pas dorëheqjes në grup të drejtuesve të vjetër, Exor, kompania e familjes Agnelli ka zgjedhur presidenti e ri të Juventusit, i cili do të jetë Gianluca Ferrero. “Exor” njofton se ekonomisti Ferrero ka njohuritë e nevojshme dhe pasionin për të drejtuar klubin bardhezi.

Gianluca Ferrero ka lindur në vitin 1963 në Torino dhe konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të John Elkann. Ai është diplomuar në vitin 1988 për Ekonomi dhe Biznes dhe është anëtar i disa kompanive të njohura, si dhe zv.presidenti i këshillit administrativ të Bankës së Piemontes.

Mbrëmjen e djeshme, i gjithë këshilli administrativ i Juventusit, përfshirë edhe presidentin, Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen. Me Angnellin u dorëhoqën ndër të tjerët edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe administratori Maurizio Arrivabene.

Rezultatet e dobëta të sezonit të fundit, por edhe më shumë hetimet nga Prokurorisë së Torinos për evazion fiskal dhe bilancet e fryra, kanë qenë disa nga arsyet kryesore të këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *