Jori Delli u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Kurioziteti për modelen shqiptare e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Itali ka vazhduar edhe pas përfundimit të BBVA.
Jeta e saj private u përfol që kur ishte në shtëpinë e famshme, por vetëm disa muaj pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother, Jori zbuloi se është në një lidhje dashurie.
Ajo konfirmoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është reperi i njohur italian, Fred De Palma.
Dyshja tashmë nuk e fshehin romancën dhe postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë të shumta.
Edhe së fundmi, Jori ka publikuar pamje teksa po marrin pjesë në Javën e Modës në Milano.
Çifti dukeshin elegant përkrah njëri-tjetrit, modelja me një fustan në formë xhakete me ngjyrë të zezë me shkëlqim, ndërsa reperi me bluzë të bardhë, xhaketë lëkure dhe pantallona gri.
Ndryshe, krahas përkushtimit ndaj marrëdhënies së saj, bukuroshja shqiptare po vazhdon angazhimet me projekt të ndryshme si imazh i markave të ndryshme.