Arsenali raportohet se e ka kompletuar transferimin e Jorginhos nga Chelsea.
Mesfushori italian është pajtuar t’i bashkohet rivalit të Blue në një kontratë një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit, raporton Fabrizio Romano.
Chelsea do të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e Jorginhos, që kishte vetëm edhe gjashtë muaj kontratë në “Staford Bridge”.
Testet mjekësore tashmë janë aranzhuar për italianin dhe pritet që në orët e pasdites të bëhet zyrtare.
Në anën tjetër, Chelsea ende po punon në transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica për shifrën rekorde 120 milionë euro.