Presidenti amerikan, Joe Biden, u shfaq i hutuar dhe si duket nuk e ‘dinte udhën’ teksa po përpiqej të kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas një eventi të mbjelljes së pemëve në lëndinën jugore.
Pamjet të publikuara në Twitter treguan momentin kur Biden po largohej nga eventi duke nderuar kujdestarin e Shtëpisë së Bardhë, por niset në një drejtim tjetër, derisa dëgjohet duke pyetur ekipin se ‘ku duhet të shkojmë?’.
Kur sigurimi e kthen Bidenin dhe e drejton në drejtimin e duhur, Biden i thotë gjithashtu më pas se ai donte të shkonte në anën tjetër, transmeton Telegrafi.
Në këtë moment, Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, sapo kishin përfunduar një ngjarje të mbjelljes së pemëve për nder të kujdestarit Dale Haney dhe 50 vjetëve të punës së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Haney, 70 vjeç, që është shef i terrenit në Shtëpinë e Bardhë, përcolli 10 presidentë. Ai jo vetëm që kujdeset për familjet që jetojnë në rezidencën presidenciale, por kujdeset edhe për shumë nga kafshët e tyre shtëpiake.