Nuk është vetëm Cristiano Ronaldo ai i cili ka folur për jetën brenda klubit të Manchester United,edhe Ibrahimovic ka folur për kohën e tij tek Manchester.
Në librin e tij disa fjalë u shfaqen edhe tek RMC Sport,Zlatan shënoi edhe për ish klubin e tij Manchester United.
Ai theksoi se kishte hasur në shumë qudira sa ishte pjesë e Djajve të Kuq.
“Një ditë, isha në hotel me ekipin para një ndeshjeje. Kisha etje kështu që hapa minibarin dhe piva një lëng frutash. Luajtëm dhe më pas shkuam në shtëpi. Ka kaluar ca kohë dhe letëpagesa ime po vjen. Normalisht nuk e shikoj. E bëj vetëm në fund të vitit për të parë se çfarë hyn dhe çfarë del. Por atë herë, nuk e di pse, isha kurioz dhe e kuptova më kishin hequr 1 paund nga paga mujore” shtoi Ibra.