Mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Ulpianë një 22-vjeçare ka therur veten me thikë për shkak se nuk i pëlqeu një fustan.
Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga vajza, raporton Sinjali.
Gjithçka dyshohet se ndodhi si pasojë e gjendjes emocionale, ku për një moment vajza ther veten me thikë në bark, duke pësuar kështu lëndime trupore.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vetëlëndim” dhe të hetohen rrethanat e ngjarjes.