Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës [KDI], Ismet Kryeziu është shprehur i indinjuar nga paraqitja e një hoxhe nga Drenasi dje në një nga emisionet televizive. Sipas Kryeziut, Osman Musliu, hoxhë nga Drenasi, ka ofenduar Dardan Molliqaj e ka fyer profesorin e gjuhës shqipe Ahmet Kelmendi.
Duke kritikuar bindjet politike të hoxhallarëve, Kryeziu thotë se më mirë me u bo dreq se sa me i taku te njëjtës bindje të hoxhallarëve të pas luftës.
Ky hoxha dje, leje që e fyejke Dardanin e si mjaftojke, por e fyejke edhe patriotin e profesorin e gjuhës shqipe Ahmet Kelmendi. Këta të krijojnë përshtypjen se kush do që mendon shqip, i pengon dhe kanë urrejtje. Kur i dëgjojë shumicën e këtyre hoxhallarëve të mbas luftës, jo ateist e komunist, a i krishterë, por dreq kam qefë me u ba, veç mos me i taku të njëjtës bindje e politikë të tyre”, ka shkruar ai në Facebook
Këto komente, Kryeziu i bëri pas deklaratës së hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu, i cili e ka quajtur skandaloze deklaratat e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, për hoxhallarët.
“Deklarata e tij është skandaloze, qasje ekstreme, linçuese e denigruese ndaj fesë e hoxhallarëve. Nëse ai ka diçka me ndonjë hoxhë, ndonjë person, është mirë të flet me emër, por këto deklarata…nuk janë të reja”, ka thënë ai ndër të tjera.
Një reagim të tille pati edhe teologu, Mustafë Bajrami. Ai tha se deklarata e Molliqajt është e papërgjegjshme, që vjen nga një politikan i papërgjegjshëm
“Unë jam sonte këtu pas kësaj deklarate të papërgjegjshme, nga një politikan i papërgjegjshëm, i cili në mënyrë të cuditshme, aspak të pranueshme, bënë thirrje për luftë frontale kundër hoxhollarëve….S’do mend se deklaratat e tilla ngjallin reagime të ndryshme tek qytetarët e Kosovës. Kanë ngjallur habinë dhe cudinë tek unë”, ka thënë ai ndër të tjera në Kanal10.
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ishte deklaruar kundër hapësirës që iu jepet hoxhallarëve që flasin se si duhet të vishen gratë dhe ku e kanë vendin. Molliqaj kishte thënë se me këta hoxhallarë duhet të ketë një luftë frontale, të pamëshirshme.
Insajderi/