Joe Biden viziton Evropën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të nisë një turne të shpejtë në Evropë, me qëllim “që të tregojë lidership në skenën botërore”, ka njoftuar këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Siç raportoi TheGuardian të dielën, Biden do të takohet me vendet anëtare të NATO-s për të diskutuar lidhur me furnizimin e Ukrainës me municione thërrmuese, që është diskutuar më parë mes Aleancës.

Presidenti amerikan do të mbërrijë mbrëmjen e së dielës në Londër, ku do të takohet me kryeministrin Rishi Sunak dhe mbretin Charles, dhe më pas do të shkojë në një Samit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Më pas, sipas agjendës, do të udhëtojë për një Helsinki, për të mirëpritur anëtarin më të ri të NATO-s, Finlandën.

Për Samitin e organizuar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të përçojë mesazhin e qartë se “NATO-ja qëndron e bashkuar dhe agresioni i Rusisë s’do të funksionojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *