Janë bërë një vit e gjysmë nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Jeton Vllasaliu, i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij e ka pranuar vrasjen e tij.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vllasaliu e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e biznesmenit kosovar.
Madje sipas burimeve të Indeksonline, autori i dyshuar ka treguar vendndodhjen e krimit të bërë.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një zonë malore ku organet kanë dalur bashkë me të dyshuarit në kërkim të trupit të tij.
Bedri Rexhepi kishte dalur nga shtëpia me datë 8 prill të vitit 2021 dhe që nga ajo ditë ishte shpallur i zhdukur./Indeksonline/