Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se kjo kërkesë për dorëheqje i ka ardhur nga Mehmedi pas rastit të fundit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë nga pesë persona.
Mehmedi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm nga Qeveria Hoti në muajin janar të vitit 2021. Ai kishte pasuar në këtë detyrë Rashit Qalajn, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Dorëheqjen e tijë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjetin e tijë social, facebook ku ndër të tjera ka shkruar se:
“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”.