“Je shembull për familjen e atdheun”, djali i Gucatit prek me urimin për babain për ditëlindje

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL/UÇK), Hysni Gucati sot feston ditëlindjen.

Ky është viti i tretë me radhë, që Gucati feston ditëlindjen larg më të dashurve pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me Nasim Haradinajn dhe disa bashkëluftëtarë tjerë.

Ditëlindjen Gucatit ia kanë uruar familjarët dhe miqtë e tij nga distanca, duke i uruar shëndet.

Djali i tij, Musli Gucati e ka uruar duke e cilësuar si njeri shembull për familjen e po ashtu edhe për atdheun.

“Sot po e feston ditëlindjen e tretë me radhë larg familjes, mund të vjedhin ca nga koha jote por asnjëherë jeten dhe vitet e tua, asnjëherë lirinë që ti e ndjen në zemer e në mendje.

Je shembull dhe motiv për përkushtimin ndaj familjes dhe atdheut, uroj që këtë vit bashkë me çlirimtarët e tjerë të ktheheni në atdheun tuaj”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *