Bruno Shemsho dhe Floarjana Gjini vendosën që nga “Për’puthen” të dilnin bashkë dhe njohjen ta vijonin jashtë kamerave dhe syrit të publikut. Por kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe ish-konkurrentët e programit të dashurisë njoftuan se ishin ndarë.
Pasi i dhanë fund lidhjes, ata bënë deklarata të ndryshme për njëri-tjetrin, duke marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Por së fundmi, Ana ka hedhur dyshimet se mund të ketë nisur një romancë të re, duke lënë pas historinë me Brunon. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku shfaqet një buqetë me trëndafila të kuq dhe me trëndafila të bardhë janë shkruar inicialet e emrit të saj.
Në foton e publikuar shihet gjithashtu mesazhi i pusullës ku shkruhet: “ Je qetësia e shpirtit tim”, shoqëruar me një zemër.
Ana nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë surprizë, por ndjekësit e shumtë mendojnë se e ka dhuratë nga i dashuri i saj i ri.