Aktorja nga Kosova me famë ndërkombëtare i është ribashkuar kastit të artistëve të spektaklit ‘Dance Albania’ këtë të hënë, edhe pse u eliminua javën e kaluar nga juria e këtij spektakli.
Të hënën e kaluar, Arbnora shkoi në një sfidë mes tre konkurrentësh, e cila nuk parashikohej nga rregullorja e programit.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që produksioni vendosi të zhbëjë vendimin e jurisë lidhur me skualifikimin e saj nga gara dhe ta rikthejë atë me të drejta të plota përsëri, krahas nëntë konkurrentëve të tjerë.