Japonezi jep veten me qira/ Ka mijëra klientë dhe fiton miliona 

Shoji Morimoto ka atë çfarë shumë veta do ta perceptonin si puna e ëndrrave: Ai paguhet për të bërë pothuajse asgjë.

38-vjeçari nga Tokio, paguhet 71 dollarë për rezervim për të shoqëruar klientët e tij dhe thjesht bën rolin e shoqëruesit.

Në thelb, unë e jap veten me qira. Puna ime është të jem kudo që klientët e mi duan të jem dhe të mos bëj asgjë,” i tha Morimoto Reuters, duke shtuar se ai kishte patur rreth 4,000 seanca në katër vitet e fundit.

Me një fizik të dobët dhe pamje mesatare, Morimoto krenohet me gati çerek milionë ndjekës në Twitter, ku gjen shumicën e klientëve të tij. Afërsisht një e katërta e tyre janë klientë të përsëritur. Njëri prej tyre e ka punësuar atë 270 herë.

Të mos bësh asgjë nuk do të thotë që Morimoto do të bëjë gjithçka që i kërkohet. Ai ka refuzuar oferta për të lëvizur sende të rënda dhe nuk pranon asnjë kërkesë të natyrës seksuale.

Javën e kaluar, Morimoto u ul përballë Aruna Chida, një analiste 27-vjeçare e veshur me një sari, dhe zhvilluan një bisedë për çaj dhe ëmbëlsira.

Chida donte të vishte fustanin indian në publik, por ishte e shqetësuar se mund të vinte në siklet miqtë e saj. Kështu ajo iu drejtua Morimotos për shoqëri.

Për të parë videon, klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *