Aktori britanik Daniel Craig, i cili njihet për rolin e “James Bond”, ka mbledhur më shumë se 120 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaraş, shume emra të njohur morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si Agjenti 007.
Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.
Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.
Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 120 milionë dollarët. Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan.