Një 65-vjeçar nga fshati Velinas i Shkodrës, i quajtur Vehbi Haxhija, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit ditën e sotme pas publikimit të një kronike, ku dyshohet për pedofili, raporton Gazeta Sinjali.
Haxhija përmes llogarisë së tij në Facebook kishte komunikuar vazhdimisht dhe kishte lënë takime me vajza të mitura, duke u dërguar atyre mesazhe me përmbajtje seksuale e duke u premtuar të mira materiale në këmbim të seksit.
Bashkëpunëtorja e emisionit Fiks Fare në Top Channel, i ishte prezantuar Haxhijës si vajzë 14-vjeçare, por që ai sërish nuk kishte hezituar t’ia rrëfejë asaj dëshirat e tij seksuale.
Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë. Haxhija vetën e prezanton si ‘ujk të seksit’.
Vajza kishte lënë takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë në Shkodër dhe për këtë kishin njoftuar Policinë në mënyrë që arrestimi të bëhej duke e kapur në flagrancë të dyshuarin. Por ai nuk u paraqit në takim.
Por përpjekja për ta arrestuar nuk u ndal me kaq, pasi që Policia i shkoi në derë të moshuarit, ku pas kontrollit të telefonit të tij, kanë gjetur biseda të pafundme me vajza të mitura të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Ndërkohë që kërkohej biseda e bashkëpunëtores së emisionit, Vehbiu telefonohej nga një tjetër vajzë e cila masturbohej në telefon.
I moshuari u shoqërua në stacion policor dhe pas mbledhjes së provave, ai vetë ka pranuar se ka biseduar dhe është takuar me vajza të mitura.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.https://www.youtube.com/embed/OJMSzt55yus