“Jam djali i Sali Lushës”/ Dalin pamjet e plota se si grupi i Stresit dhunon BMT: Ngrije kokën, t’q*fsha motrën!

Reperi shqiptar, Biiemtii hëngri dajak nga kolegu i tij, Stresi.

Reperi, Biiemtii ditë më parë kishte kërcënuar me vrasje Stresin, duke aluduar se ky i fundit I ka një borxh.

Të tjera detaje janë bërë me dije nga sherri i regjistruar mes grupit të reperit Stresi dhe anëtarit të TBA-së, BMT.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit.

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e plota të dhunës ndaj ish-anëtarit të grupit TBA, BMT, Arben Simonit, i cili rrah barbarisht nga grupi i reperit Stresi.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.

Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.
Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk am gjë me ty” – dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë fytyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *