Oda e Avokatëve të Kosovës e ka dënuar me 5 mijë euro avokatin Tomë Gashi.
Kjo për shkak të disa fyerjeve që ia kishte bërë në një emision televiziv në Kanal 10.
Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka thënë se vendimi erdhi për shkak të shkeljes së rëndë të të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga ana e Gashit
Vendimi thotë se ofendimet e bëra nga Gashi në një televizion i cili shikohet nga moshat e ndryshme janë të papranueshme për një avokat profesionist.