Ja në cilin vend po i kalojnë pushimet ‘sekrete’ Bora dhe Donaldi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u shndërruan në çiftin më të dashur të publikut.

Dyshja disa muaj “pauzuan” ku ata nuk shoqëroheshin me njëri tjetrin duke thënë se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Por kemi konfirmuar se dyshja është rikthyer bashkë.

Kanë qenë disa paparacë që kapën mat për herë të parë dy prezantuesit teksa shëtisnin rrugëve të Xhenevës.

Ndonëse të maskuar me syze e kapele, vështirë mos ta kuptonim që bëhej fjalë pikërisht për dy personazhet e famshme.

Por teksa Shqipëria po “zien” për të parë së bashku këtë çift, ata vijojnë të fshihet.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Bora dhe Donaldi kanë kaluar disa ditë pushime të tjera në Itali.

Bora ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj dhe është larguar për në shtetin fqinj, ku edhe e ka shoqëruar Donaldi në disa ditë pushimesh.

Dhe pse Donaldi e ka një axhendë të ngjeshur ai ka arritur ta gjejë kohën për t’iu bashkuar Borës dhe të shijojnë së bashku pushimet.

Ndërkohë edhe personat e afërt dhe bashkëpunëtorët e dy protagonistëve janë shumë të kufizuar në detaje për ribashkimin e tyre, kjo për faktin se ata kanë tentuar ta fshehin këtë histori edhe nga njerëzit e afërt.

Kjo është arsyeja pse takimet e tyre bëhen përgjithësisht jashtë Shqipërisë, për t’i shpëtuar syrit të ndjekësve. Nuk dihet nëse është strategjia e tyre për ta fshehur këtë ribashkim për shkak të paragjykimeve të shumta që mund të ndeshin, apo për efekt marketingu.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes, edhe pse ata janë kapur ‘mat’ duke e shoqëruar njëri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *