Ja ku vjen fotografia e parë zyrtare e Eros Grezdës me të dashurën!

Eros Grezda është nga të paktit futbollistë shqiptarë që përmendet shumë në shtypin rozë e kjo për shkak të lidhjeve të tij.

Tashmë duket se ai ka nisur një relacion akoma më serioz, e këtë na bëri të besojmë edhe fotografitë e para disa ditësh me bashkëshortin e Almeda Abazit, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

E kjo marrëdhënie mes tyre nuk është e rastësishme, pasiqë e dashura e re e Eros Grezdës është kushërira e Almeda Abazit.

Por, edhe pse tashmë e kishim të konfirmuar këtë lidhje mungonte fotografia zyrtare por jo më.

Erosi ka publikuar foton e parë me Ajsel në llogarinë e tij në Instagram dhe duket se po e shijojnë në maksimum marrëdhënien mes tyre./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *