Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.
Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë.