Ja cilët janë artistët që do të performojnë në koncertin madhështor të Noizy-t, do ketë edhe nga artistët e huaj

Më 14 gusht mbani frymën. Në Tiranë Noizy do të zhvillojë koncerin më të madh të karrierës së tij.

“Alpha show” do të ndezë kryeqytetin. Noizy do të interpretojë hitet e tij më të mira ndër vite, por jo vetëm kaq. Ka të ftuar specialë, shqiptarë dhe të huaj. Emrat u lakuan për një kohë të gjatë, ndërsa më vonë edhe u konfirmuan.

Duda. Elgit Doda, Ledri Vula, Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Duda, Ardian Bujupi, “BM, SAVA, MINI kanë qenë të parët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në koncert.

Në koncert do të jenë të pranishëm edhe artistë të tjerë si Ylli Limani, Xhensila Myrtezaji, Buta, Kida, Loredana, artistët italianë si Gue, Ghali Sfera Basta, apo ata gjermanë si Bonez Mc e RAF Camora, por edhe ai anglez Krept & Konan.

Le të filloj numërimi nga mbrapa, data 14 është afër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *