orisë, Betim Reçica, në cilësinë e ish- u.d drejtorit të prokurimit brenda Ministrisë së Infrastrukturës kishte ndikuar tek anëtarët e komisionit rivlerësues për tenderin e ndërtimit të Autostradës së Gjilanit. Këtë vepër sipas Prokurorisë, Reçica e kishte kryer duke u bërë presion anëtarëve të komisionit që rivlerësimin ta kryejnë për 10 ditë.
Sipas Prokurorisë, të gjithë këta persona të akuzuar sot dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, bëhet e ditur më tutje.
“Me këto veprime të pandehurit B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.