Italia goditet nga një tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur disa pjesë të Toskanës në Itali, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, thanë gjeologët dhe zjarrfikësit.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo lëndime.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Marradit, në verilindje të Firences.

U tha se vendi është me rrezik të ndodhin tërmetet, duke përmendur atë që ka ndodhur në vitin 1919 në Mugello, i cili ishte më i rëndi në shekullin 20 në Itali.

Ekipi i shpëtimit tha se ata morën disa telefonata nga banorë të shqetësuar, por se deri më sot nuk raportohet për dëme apo lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *