Itali: Dy të rinj goditen për vdekje nga treni, njëri nga ta nga Kosova

Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.

Si pasojë e goditjes nga treni e kanë humbur jetën dy të rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.

Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.

Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Dhe, kjo iu ka kushtuar me jetë dy të rinjve.

Sipas mediave atje, një tren tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.

Djaloshi dhe miku i tij humbën jetën pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *