Udhëheqësi i grupit terrorist nga veriu i Kosovës, Milan Radoiçiq, ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë në dy muajt e fundit.
Sipas informacioneve që posedon portali boshnjak “Istraga”, Radoiçiq ka hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë vetëm një herë këtë vit, kur në qershor kishte udhëtuar me aeroplan nga Beogradi në Banja Llukë. Dhe kjo është lidhja e vetme direkte e Milan Radoiçiqit me Bosnjën e Hercegovinën këtë vit.
Organet e drejtësisë në Serbi njoftuan të martën pasdite se Milan Radoiçiq ka deklaruar para prokurorisë ka blerë armë për sulmin në Kosovë afër Tuzlës.
Pas informacioneve nga Prokuroria e Serbisë se Milan Radoiçiq se i ka blerë në Tuzla armët, të cila është përdorur për të sulmuar policinë në Kosovë, ministri Federal i Policisë në BeH, Ramo Isak, ka thënë për “Klix.ba” se ende nuk e dinë nëse kjo është e vërtetë.
Ai ka thënë se drejtori i Drejtorisë Federale të Policisë (DFP), Vahidin Munjiq, e ka informuar se DFP do të verifikojë nëse janë të vërteta pretendimet se Milan Radoiçiq ka blerë armë në Tuzla.
“Duke pasur parasysh se ne ende nuk e dimë nëse pretendimet për blerjen e pretenduar të armëve në territorin e Bosnjë e Hercegovinës janë të vërteta, nuk mund të jap komente më të sakta në këtë moment”, tha Isak.
Ai shtoi se duhet lejuar organet hetimore të BeH për të përcaktuar gjendjen faktike lidhur me këtë informacion.
Drejtori i DFP, Vahidin Munjiq, foli menjëherë pasi mediat publikuan detajet e paraqitura në seancën e Milan Radoiçiqit për dyshimet e Prokurorisë serbe se ai ka blerë armë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ai ka thënë se menjëherë, qysh në mëngjes, do të kërkojë informata zyrtare nga autoritetet e Republikës së Serbisë.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se e ka marrë në pyetje Radoiçiqin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.
pas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.
Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit – më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë.
Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.