Ishte nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se është dhunuar seksualisht një femër në Fushë Kosovë

Një femër dyshohet se është dhunuar të dielën në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vajza dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *