Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.
Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev, transmeton Express.
Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një duzinë policë ishin vendosur.
Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.
Sipas raportimeve tani situata është e qetë.