Besim Musliu, 46 vjeçar, dyshohet se u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij nga bashkëfshatari Shkukri Rexhepi rreth orës 19:00 të shtunën, në Baks të Skenderajt.
Ishte duke punuar kur u sulmua. Besim Murseli, 46 vjeçar, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në Baks të Skënderajt, rreth orës 19:00 të së shtunës.
Nipi i të ndjerit, Jeton Musliu ka treguar për T7 shkaqet që sollën një fatkeqësi të tillë në familjen e tyre.
Ai ka bërë të ditur se kurrë më parë nuk kanë pasur probleme me të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij.
Vendi ku ka ndodhur kjo tragjedi po mbikëqyret nga Policia e Kosovës, të cilët gjatë gjithë kohës po qëndrojnë afër familjes së viktimës.
Të njejtin rol kanë edhe kolegët e tyre, veçse në lokacionin ku ndodhet familja Rexhepi, ku bëjnë pjesë të dyshuarit për vrasjen.
Në këtë rast ishte i përfshirë edhe një person tjetër, që ishte duke punuar me të ndjerin.
Ai mbeti i plagosur sikurse edhe i dyshuari për vrasjen.
E në çfarë gjendje u pranuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj këta dy persona, ka treguar drejtori Agron Mehmeti.
E se e kanë pranuar një person të plagosur në QKMF të Drenasit e ka konfirmuar edhe drejtori i saj, Ismet Bogiqi.
Në anën tjetër, njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.
Të plagosurit janë duke u trajtuar në Kirurgjinë Abdominale. Gjendja e tyre shëndetësore momentalisht është stabile.