Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në Himarë.
Mësohet se një shtetas i identifikuar si F.N., 53-vjeç duke notuar i ka rënë infarkt dhe është mbytur në Palasë të Himarës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e tragjedisë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.