Ishte baba i një djali të vogël, kështu iu nda në dysh motorri 39-vjeçarit shqiptar që vdiq në Itali

Dje gjatë ditës mediat italiane kanë raportuar për aksidentin tragjik në Terviso të Italisë, ku mbeti i vdekur shqiptari nga Durrësi Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu mediat italiane kanë zbuluar detaje nga aksidenti, ku thuhet se ai u përplas me një furgon, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë. Motoçikleta u nda në dy pjesë nga përplasja.

Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’, 

Siç bëhet e ditur, Gjinikën ishte 39-vjeçar dhe pas vetës la një djalë të vogël dhe gruan e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *