“Ishalla ju futet Serbi t’ju lërë shtatzëna”, Fifi e tmerruar nga mesazhet, publikon identitetin e ndjekësve

Këngëtarja Fifi ditën e saj e ka nisur duke lexuar disa mesazhe “të tmerrshme” të cilat i kanë ardhur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit me emër dhe mbiemër ndjekësit të cilët i kanë dërguar mesazhe dhe komente, ku luten  që Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë dueht të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt.

E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *