Ish-menaxheri i këngëtares Gili, Elton Mehaj ka treguar detaje nga karriera e tij si menaxher i shumë këngëtarëve shqiptarë, ndër ta edhe i këngëtares Gili.
I pyetur se cila ka qenë përvoja më e keqe e tij si menaxher, ai është shprehur se shumë këngëtarë të estradës ai i ka futur në dasma e sot është një këngëtare me shumë emër.
“Me Gilin jom zhgënjye shumë, e kom thirr në takim dhe i kom thonë ti je një këngëtare me bagazh, të njohin shumë në Shqipëri”, ka thënë Mehaj ndër të tjerash.
Ndërsa arsyeja se pse nuk bashkëpunon më me Gilin është për shkak të çmimit që ajo ia ka caktuar të këndojë në dasmë tha Mehaj në ATV.