Ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë , Mirlinda Gashi.

Siç thotë Gashi, pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, theksoi ajo.

Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *