Alvisa Qarri është ish konkurrentja e “Për’puthen”, ajo është komentuar në mediat rozë për lidhjen e saj me Bashkim Saitin dhe për ish të dashurin e saj Hysenin që pas një kohe u bë pjesë e programit dhe ai.
Por lidhja me Bashkimin nuk ju shkoi shumë gjatë dhe ata u ndanë.
E, pas ndarjes me të ajo ka qëndruar afër ndjekësve të saj me postimet e saj.
Së fundmi Alvisa është duke i kaluar pushimet në Spanjë.
Por jo e vetme, bukuroshja është duke i kaluar pushimet së bashku me të dashurin e ri.
Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.
“Të dua”, ishte mbishkrimi i saj ku me këtë ajo na e ka dëshmuar që është në një lidhje.