Ish-këshilltari i Veselit e zë në rrenë Kurtin: Mashtrues klasik

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-këshilltari i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Valmir Klaiqi, ka reaguar pas një vendimi që mori sot Qeveria e Kosovës.

Vendimi ka ta bëjë me shpalljen e datës 5 shtator si “Dita e Humanizmit”.

Sipas Klaiqit, ky vendim është i vitit 2016. Sipas vendimeve të publikuara nga Klaiqi, dallimi është vetëm te emërtimi.

Në vendimin e 2016’ës thuhej se shpallej 5 shtatori “Dita e Bamirësisë Nëna Terezë”, kurse në të sotmin vetëm “Dita e Bamirësisë”, shkruan reporteri.

Klaiqi e ka quajtur Kurtin “mashtrues klasik”.

“Shikojeni se si kryeministri aktual e ka marrë një “vendim të ri”, e i cili në fakt është marrë në Kuvendin e Kosovës 6 vite më parë. Garant edhe pak javë ka me dalë me lexu edhe deklaratën e pavarësisë”, ka shkruar Klaiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *