Ish-e dashura ruse e Don Xhon bëhet përsëri e gjallë, ofendon rëndë reperin

Reperi i njohur Don Xhon ka marrë vëmendjen e publikut me këngën “Katile” e cila po pëlqehet mjaftë shumë dhe ka marrë komente pozitive dhe përkrahje nga të gjithë.

Teksa Don Xhon ka publikuar një foto me politikanin Gani Geci, ku ky i fundit ka shkruar në postimin e dyshes: Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Reperi ka ripublikuar foton dhe ka vendosur disa emoji duke qeshur me lot. Ajo që reagoi menjëherë ishte ish- e dashura e tij Ariana.

Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet”duke etiketuar reperin “p*ssy boy”.

Mirëpo, reperi nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.

Kujtojmë që Don Xhoni dhe Ariana patën një romancë me njëri tjetrin por që gjithçka përfundoi shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *