Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Kieran Richardson është i fundit që ka folur për debatin se kush është më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Për vite të tëra, ka qenë praktikisht e pamundur të mos dëgjosh një emër pa tjetrin, pak a shumë pavarësisht se cila ishte tema rreth tyre.
Më pak se një javë më parë, kur PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve, një lojtar pretendoi se Messi do të kishte 15 Topa të Artë , praktikisht e pamundur, nëse do të ishte punëtor po aq sa Ronaldo.
Tani së fundmi në skenë ka dalë edhe ish-lojtari i Unitedit, Kieran Richardson, i cili ka dhënë mendimin e tij.
“Ata janë të dy më të mirët e të gjitha kohërave”, ka thënë ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Richardson.
“Por nëse duhet të zgjedh një, atëherë duhet të zgjedh Messin, edhe pse e njoh Ronaldon, kam luajtur me Ronaldon, e dua Ronaldon”, përfundoi Richardson.