Isa Mustafa ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për “Marshin për Drejtësi” që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Ky marshim sipas tij është një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim, duke shtuar se luftëtarët e UÇK-së meritojnë drejtësi.
Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, shkruan Mustafa.
Ai tutje shtoi se me mendje është me ata që do të marshojnë për drejtësi sepse luftëtarët e saj dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb.