Iraku ndalon mediat të përdorin çdo lloj termi në lidhje me LGBT

Rregullatori zyrtar i medias në Irak këtë të martë ka lëshuar urdhër për të gjitha mediat dhe kompanitë e mediave sociale që veprojnë në shtetin arab të mos përdoren termet “homoseksualitet” dhe “gjini”.

Në vend të fjalës homoseksualitet të përdoret termi “devijim seksual”, tha një zëdhënës i qeverisë dhe e dëshmoi edhe me dokument.

Vendimi ende nuk është miratuar, derisa për shkeljen e rregullit mund të ketë gjobë.

Partitë e mëdha irakiane i kanë shtuar kritikat ndaj të drejtave LGBT në dy muajt e fundit, me flamujt e ylberit që digjen shpesh në protesta nga fraksionet myslimane Shi’ite që kundërshtojnë djegiet e fundit të Kur’anit në Suedi dhe Danimarkë.

Më shumë se 60 vende arabe e kriminalizojnë seksin homoseksual, ndërsa aktet seksuale të të njëjtit seks janë të ligjshme në më shumë se 130 vende, sipas Our World in Data.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *