Inspektoriati Policor i Kosovës ka pritur në takim përshëndetës amerikanin, z.Shawn Waddoups i cili ishte drejtori i Byroja Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit.
Këtë e ka bërë të ditur IPK-ja përmes kësaj komunikate:
“Komunikatë për media Prishtinë/Hajvali, 8 shtator 2022,
Kryeshefi i IPK-së z.Kushtrim Hodaj ka pritur sot në një takim përshëndetës z.Shawn Waddoups –Drejtorin në largim të INL-it (Byroja Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit) në kuadër të Ambasadës Amerikane.
Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe dhe ekipi ICITAP-it në IPK.
Takimi përfshiu prezantimin e Drejtoreshës së re të INL-it znj. Tamara Greig si dhe diskutimet për rekomandimet e dhëna nga ekipi vlerësues i INL-it si dhe planin e përbashkët për zbatimin e tyre.
Zyrtarët e Inspektorati Policor të Kosovës gjatë takimit falënderuan zyrtarët e INL-it dhe Ambasadën Amerikane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për IPK-në në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e mbikëqyrjes policore dhe donacioneve në pajisje të ndryshme.”