Invalidi i luftës në marshin në Prishtinë: Besoj fuqishëm në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Mentor Mehmeti ka qenë pjesë e logjistikës së luftës së UÇK-së, ku si pasojë e luftës, tashmë është invalid i saj. Ai po merr pjesë në marshin në Prishtinë, në mesin e shumë qytetarëve që tashmë i janë bashkuar gjatë kësaj të diele.

“Ne nuk e kemi pasur frikë luftën e kemi ditur që fitorja do të vijë. Pavarësisht plagëve, dëmëve që janë shkaktuar, ne besojmë në pastërtinë e luftës që e kemi bërë”, ka thënë Mehmeti në edicionin special të RTV Dukagjini.

Ndërsa, i pyetur nëse mendon që kanë bazë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Mehmeti ka shtuar se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Kemi qenë të bashkuar në luftë, kemi qenë të bashkuar në të gjitha sfidat dhe besoj se do të jemi të bashkuar edhe për drejtësi”, ka theksuar Mehmeti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *