Inteligjenca artificiale po na zëvendëson, ja si duket spikerja e lajmeve (Video)

Një media kuvajtiane ka krijuar një spikere virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI). “Fedha” bëri debutimin e saj në llogarinë në Twitter të Kuwait News, një degë e Kuwait Times. Ajo shfaqet si imazhi i një gruaje me flokë ngjyrë të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuwait News, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja,” tha prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.

Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *