Emaili që ka ardhur në Aeroportin e Prishtinës, se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe. Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.
Kështu tha për Kosovapress, një burim nga institucionet e sigurisë.
Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë, në anën serbe të kufirit në Merdarë, rruga e mërgimtarëve shqiptar, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.
Megjithëse, emaili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se, bëhet fjalë për një email të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kanë dyshuar se, format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia, rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend.